fbpx

Mbërrin në 210 mijë numri i të vaksinuarëve

Mbërrin në 210 mijë numri i të vaksinuarëve

  • 50,319 infeksione të konfirmuara
  • 710 vdekje i atribuohen koronavirusit
  • 109 persona në spital, 18 prej tyre në kujdes intensiv
  • 209,510 persona (3.8% e popullsisë) janë vaksinuar

HELSINKI – Finlanda raportoi sot 312 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarëve në 50,319. Shumica e rasteve të reja – 167 – u gjetën në rajonin spitalor të Universitetit të Helsinkit.

Mbikëqyrësi shëndetësor THL njoftoi se rreth 3,000 njerëz të tjerë janë vaksinuar kundër koronavirusit që nga e shtuna. Nga 209,510 individë në total, 67,000 kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Shumica e të vaksinuarve janë mbi 80 vjeç.

Tipet e modifikuara të virusit tani përbëjnë një në dhjetë infeksione në rajonin e kryeqytetit, sipas shefit mjekësor të HUS Asko Järvinen. Ai tha se parashikimet tregojnë se variantet e fundit do të përbëjnë gjysmën e të gjitha rasteve të reja në katër deri në gjashtë javë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: