PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Marin për rrezikun e bandave: Finlanda nuk ka geto si Suedia dhe ofron mundësi për të gjithë

, ,

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin (PSD) thotë se Finlanda duhet të monitorojë dhe të mësojë nga përvojat e vendeve të tjera në lidhje me rritjen e dhunës së bandave.

Helsinki Sanomat e pyeti Marin në një takim të Këshillit Nordik në lidhje me dhunën e bandave në Suedi dhe se si politikat shtetërore mund të parandalonin zhvillime si ato që shihen në Suedi.

Në Suedi, shtimi i krimit të bandave është diskutuar edhe një herë javët e fundit, kur reperi i njohur 19-vjeçar Einár u qëllua për vdekje në Hammarby Sjöstad, Stokholm. Të shtënat dyshohet se kanë lidhje me përplasjen e bandave kriminale.

“Për fat të mirë, situata në Finlandë nuk është e njëjtë si në Suedi”, tha Marin.

Megjithatë, sipas Marin, situata në Finlandëmund të përkeqësohet nëse problemet nuk trajtohen.

“Personalisht, e konsideroj shumë të rëndësishme që zonat urbane të synojnë të parandalojnë segregacionin social (ndarjet sociale) dhe të sigurojnë që të gjithë të kenë mundësi për jetesë, punë dhe në këtë mënyrë një status më të mirë social”.

Në Suedi, dhuna e bandave dhe problemet që ajo shkakton janë përqëndruar në periferi të qyteteve të mëdha dhe policia e vendit ka identifikuar më shumë se 60 zona si veçanërisht problematike.

Sipas Marin, parandalimi i shfaqjes së problemeve kërkon si politika sociale ashtu edhe masa urbanistike.

“Ne duhet të zhvillojmë qytetet tona në mënyrë që të mos kemi lagje që fokusohen në, për shembull, papunësinë apo sfida të tjera sociale. Përmes planifikimit urban dhe duke siguruar punën e njerëzve, mjetet e jetesës dhe mundësitë për arsimim, ne sigurojmë që të mos ketë situata ku disa njerëz të jenë të pashpresë në jetën e tyre,” tha Marin për HS.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *