fbpx

Marin: Ndalim-qarkullim nëse situata përkeqësohet

Kryeministrja Sanna Marin tha sot për Yle TV1 se ndalim-qarkullimi mund të jetë i nevojshëm, nëse njerëzit nuk i zvogëlojnë kontaktet mes tyre. Qeveria po përgatit kufizimet, por vendimet për përmbajtjen e tyre nuk janë marrë ende. 

Sipas Marin, kushti për kufizimet është një përkeqësim i situatës së koronavirusit dhe një mbingarkesë e tepruar në trajtimin dhe identifikimin e koronavirusit nga stafet mjekësore. 

Gjatë javës së shkuar asnjë nga ministrat nuk ishte në favor të aplikimit të menjëhershëm të ndalim-qarkullimit, ndërsa disa parlamentarë e konsiderojnë një masë tepër ekstreme që shkel të drejtat e njeriut. 

Departamenti i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL) vlerëson se kufizimet e lëvizjes duhet të vendosen në momentin kur numri i infeksioneve të koronavirusit vazhdon të rritet. Sipas Yle, kufizimet e lëvizjes do të bëheshin në bazë qyteti, në mënyrë që ato të aplikohen në zonat ku epidemia është më e përhapur- 

Për momentin, duket e pamundur që vendimet për kufizimet e lëvizjes të merren gjatë fundjavës. Sidoqoftë, qeveria është e gatshme të veprojë shpejt nëse e kërkon situata e infeksionit. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: