fbpx

Marin kundër kritikëve: Brenda tetorit do heqim të gjitha kufizimet

Kryeministrja Sanna Marin (SDP) iu përgjigj kritikëve të enjten, duke thënë se Finlanda nuk ka qenë shumë e nxituar në heqjen e kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Marin bëri komentet e saj mbi këtë çështje në një konferencë shtypi duke prezantuar programin zgjedhor rajonal të Partisë së saj Social Demokratike.

“Ne nuk e kemi hapur shoqërinë shumë herët. Kemi akoma disa kufizime në vend, dhe kur të kemi 80 përqind mbulim të vaksinimit, me shpresë këtë muaj, ne do t’i heqim ato kufizime të mbetura,” tha ajo, duke iu referuar qëllimit të qeverisë për vkasinimin e popullsisë së moshës 12 vjeç e lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: