PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Lotaria 45 milionë Euro fitohet në Vantaa. Do zoti është shqiptar!

, ,

Dy fatlumë rezultuan në shortin e Eurojackpot-it të premten. Njëri nga fituesit është një lojtar nga Vantaa, që e bleu biletën onlinë. Vantaa ështe qyteti ngjitur me Helsinkin, pjesë e metropolit, ku besohet se jetojnë komuniteti më i madh i shqiptarëve në Finlandë. Do zoti që fituesi të jetë një shqiptar!

Unë luajta 1 Euro dhe fitova 21 cent, por humba 79 cent. (Hahaha). Bashkëngjitur është një foto e rezulltatit tim.

Fitimi prej 45 milionë euro do të ndahet me një fitues nga Norvegjia.

Të shtunën, Veikkaus-kompania shtetërore e lotarisë njoftoi se fituesi i Finlandës jeton në Vantaa.

Fitimet do të paguhen direkt në llogarinë bankare të lojtarit online me bazë në Vantaa pas një periudhe pritjeje prej tre javësh. Veikkaus thotë se ky është rasti i 21-të i një fituesi të madh të Eurojackpot-it në Finlandë.

Hera e fundit që fitorja e Eurojackpot erdhi në Finlandë ishte shtatorin i kaluar. Katër fituesit që luajtën në Kristiinankaupunki morën gjithsej 22.2 milionë euro në atë kohë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *