PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Një finlandez që urren komunistët – lideri i qëndresës ukrainase në Mariupol, Komandanti i Regjimentit Azov

, , ,

Në Mariupol, në rrënojat që digjen të Fabrikës së Çelikut Azovstal, trupat qëndrestare të Ukrainës udhëhiqen nga një i ri i gjatë gati dy metra. Ai është komandanti i Regjimentit Azov, Denis Prokopenko.

“Lufta është e rëndë dhe e përgjakshme. Jam krenar për rezistencën mbinjerëzore të ushtarëve të mi kundër armikut. Situata është jashtëzakonisht e vështirë, por pavarësisht gjithçkaje, ne po ndjekim urdhrin për të vazhduar mbrojtjen”, deklaron Prokopenko, në një video të publikuar në Telegram më 4 maj.

Prokopenko, i cili është rreth 30 vjeç, aktualisht ka shumë jetë në duart e tij. Rusia ka kërcënuar se do t’i shkatërrojë ato deri me 9 maj.

Nuk ka shpëtim: municioni është në përfundim, rrugët e komunikimit janë mbyllur.

“Të gjithë e dinë se kjo është ndoshta beteja e fundit e këtyre individëve. Mund të supozohet se ata nuk do të mbijetojnë atje, “thotë Ilmari Käihkö, një studiues në Försvarhögskolan në Kolegjin Suedez të Mbrojtjes Kombëtare, i cili aktualisht është duke finalizuar një libër mbi Azov dhe batalione të tjera vullnetare ukrainase.

Por kush është Denis Prokopenko?

Për ukrainasit, ai përfaqëson heronjtë më të ndritur të luftës.

Për Rusinë, Prokopenko, nga ana tjetër, është një nga nazistët, shtypja e të cilit është përdorur si bazë për të gjithë sulmin nga propoganda ruse. Batalioni Azov filloi si një lëvizje nacionaliste e ekstremit të djathtë.

Lufta mediatike është e ashpër: Prokopenko thotë se Azov po mbron civilët që i kanë shpëtuar bombardimeve duke gjetur strehë tek fabrika, ndërsa forcat ruse thonë se civilët janë pengjet e Azov.

Para luftës, Prokopenko ishte një mësues i ri i anglishtes në Kiev. Ai u diplomua në një universitet lokal pasi studioi filologji gjermane.

Prokopenko u nis për të luftuar Rusinë në kohën e pushtimit të gadishullit të Krimesë. Finlandezët mund të jenë të interesuar pse e bëri këtë. Gjegjësisht, rrënjët familjare të heroit ukrainas çojnë në Finlandë dhe Luftën e Dimrit kundër ushtrisë së Stalinit.

Në një artikull në revistën Black Sun të Azov në vitin 2015, Prokopenko tregon sesi gjyshi i tij karelian (për krahasim: populli finlandez i Karelias ka një histori të ngjashme më popullin shqiptar të Çamërisë) vdiq në zonën Suojärvi ndërsa luftonte me “Neukkula” (Bashkimin Sovjetik)  që ai urrente. Dihet se vetëm një nga djemtë e familjes, gjyshi i atëhershëm 9-vjeçar i Prokopenkos, i mbijetoi luftës dhe ishte i lirë.

Prokopenko, i mbiquajtur “Redis”, thotë se ai u bashkua me Batalionin Vullnetar të Azov vetëm i frymëzuar nga rrënjët e tij kareliane.

“Është sikur po vazhdoj të njëjtën luftë, vetëm në një pjesë tjetër të frontit, luftën kundër regjimit okupues të Kremlinit. Gjyshi im e urrente komunizmin, bolshevizmin, Neukkulën kaq tmerrësisht… Imagjinoni si është të humbasësh një familje. Kështu i vdiqën të gjithë vëllezërit, e gjithë familja…”, thotë Prokopenko në një intervistë me Black Sun shtatë vjet më parë.

Marrë nga Helsinki Sanomat

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *