PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Leksione online dhe falas. Fillon me “Arkitektura Flet” për “antropologjinë e së zakonshmes”

, , ,

Seria e Leksioneve “Arkitektura flet” mbi arkitekturën bashkëkohore, e kuruar nga Profesorja e Asociuar Jenni Reuter dhe e bashkorganizuar nga Departamenti i Arkitekturës në Universitetin Aalto dhe Muzeu i Arkitekturës Finlandeze vazhdon online këtë muaj. Gjashtë arkitektë me eksperienca të ndryshme janë ftuar të ndajnë mendimet dhe idetë e tyre mbi tendencën aktuale në arkitekturë.

Në 2021–2022, mes të tjerash, seria e leksioneve eksploron hapësirat përmes lenteve të përdoruesve.

“Në filmat e tyre, Ila Bêka dhe Louise Lemoine tregojnë arkitekturën nga këndvështrimi i përdoruesit. Ky aspekt më së shpeshti mungon në botimet arkitekturore, megjithëse arkitektura merr jetë vetëm kur përdoret”, shprehet Jenni Reuter për leksionin e parë që fillon të mërkurën me 10 nëntor nga ora 13:15-14:30

Bêka & Lemoine
Video-artistët, kineastët, producentët dhe botuesit, Ila Bêka dhe Louise Lemoine kanë punuar së bashku për 15 vitet e fundit, kryesisht duke e fokusuar kërkimin e tyre në eksperimentimin e formave të reja narrative dhe kinematografike në lidhje me arkitekturën bashkëkohore dhe mjedisin urban. Duke e fokusuar interesin e tyre kryesisht në mënyrën se si mjedisi i ndërtuar formëson dhe ndikon në jetën tonë të përditshme, ata kanë zhvilluar një qasje shumë unike dhe personale, e cila mund të përkufizohet, duke iu referuar shkrimtarit francez Georges Perec, si një “antropologji e së zakonshmes”.

Leksionet janë falas, por më parë duhet bërë regjistrimi në adresën https://www.mfa.fi/en/events/architecture-speaks-beka-lemoine/. Ne faqen e zyrtare të Muzeut të Arkitekturës jepen detaje edhe për kalendarin, temat dhe lektorët e tjerë të serisë së leksioneve “Arkitektura Flet”.

Finlanda ështe e mirënjohur në botë edhe për shkollën e saj të arkitekturës dhe të dizajnit.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *