fbpx

Kryeparlamentarja i kërkon dorëheqjen kryeaditueses së Finlandës

Komiteti Parlamentar i Administratës vendosi të fillojë procesin e pezullimit të Tytti Yli-Viikari, Drejtore e Përgjithshme e Kontrollit të Shtetit (VTV). Kryetarja e Parlamentit Anu Vehviläinen foli rreth çështjes në një konferencë shtypi, duke theksuar se ata duan të ruajnë autoritetin dhe të mundësojnë funksionimin normal të agjencisë në këtë periudhë.

“Ka pasur shumë vërejtje dhe reagime negative nga qytetarët dhe nga parlamenti në lidhje me aktivitetet dhe përdorimin e parave nga ana e drejtoreshës. Aktivitetet e saj kanë dobësuar ndjeshëm kredibilitetin dhe besueshmërinë e agjencisë si mbikëqyrësi suprem i fondeve publike, tha Vehviläinen. Sipas kryeparlamentares, publiciteti negativ ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në reputacionin e agjencisë.

Komiteti i Administratës diskutoi çështjen në mbledhjen e tij sot. Dje, Byroja e Parlamentit i propozoi Komitetit të Administratës pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm për kohëzgjatjen e hetimit policor.

Vehviläinen thekson se Zyra e Auditimit të Shtetit është organi suprem që mbikëqyr përdorimin e parave të shtetit, dhe për këtë arsye nga ajo dhe menaxhmenti i saj duhet të kërkohet gjykim dhe kujdes i lartë në përdorimin e parave të agjencisë. Sipas Vehviläinen, përgjigjet e marra nga Yli-Viikari për paqartësitë në lidhje me përdorimin e parave nuk kanë qenë bindëse.

Vehviläinen shpreson që Yli-Viikari të japë dorëheqjen

– Ky do të ishte një avantazh për agjencinë dhe besueshmërinë e agjencisë, që tani drejtori i përgjithshëm të përmbahej nga kryerja e detyrave zyrtare gjatë hetimit paraprak, thotë Vehviläinen.

Policia e Krimeve ka filluar një hetim paraprak për operacionet e VTV-së, por policia nuk ka specifikuar përmbajtjen e hetimit paragjyqësor.

Shpenzimet e Yli-Viikari dolën në dritë për herë të parë vjeshtën e kaluar në raportin e Yle, sipas të cilit kostot e udhëtimit të Yli-Viikari ishin më të lartat në një krahasim që përfshinte 55 krerë të agjencive shtetërore.

Mediat kanë  raportuar dyshime në lidhje me përfitimin prej Yli-Viikari të bonuseve që japin kompanitë e fluturimit. Në janar, Iltalehti gjithashtu raportoi për një marrëveshje të dyshimtë, për shkak të së cilës Yli-Viikari dhe Mikko Koiranen, Drejtori i Çështjeve Ligjore të VTV, morën një vërejtje nga Ombudsmani Parlamentar.

Ilta Sanomat ka raportuar se në 2018-2020, Yli-Viikari bleu me paratë e shtetit shërbime dhe pajisje të parukerisë për vehten e saj, në një vlerë totale prej më shumë se 4,700 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: