PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kryeministrja Marin kritikon publikisht ministrin e Kulturës

, ,

Kryeministrja socialdemokrate Sanna Marin kritikoi ashpër Ministrin e Shkencës dhe Kulturës Antti Kurvi , përfaqësues i Partisë së Qendrës për publikimin e listës së shkurtimeve financiare në sektorin e kulturës.

Marin tha se akti i ministrit ka minuar besimin e komunitetit kulturor tek qeveria, për më tepër kur ende nuk kemi marrë një vendim dhe jemi në mes të diskutimeve

Kurvinen ka justifikuar publikimin e listave të shkurtimeve, pasi ka plotësuar një kërkesë të ardhur nga Parlamenti për informacion mbi ndarjen e subvencioneve. Sipas Kurvinen, informacioni do të kishte dalë në dritë në çdo rast.

Pesë kryetarët e partive të koalicionit qeverisës do të negociojnë sot korrigjimet financiare.

Ministrja e Financave Annika Saarikko, njëherësh kryetare e Partisë së Qendrës tha se nuk do të ketë një kompensim të plotë.

– Unë nuk guxoj të premtoj se shkurtimet do të anulohen nga të gjithë përfituesit. Dua ta them me drejtësi, sepse plani për përdorimin e financimeve shtetërore bazohet në kompensimin 90 për qind, tha Saarikko në Parlament të enjten.

Për shkak të uljes së të ardhurave të kompanisë shtetërore të basteve Veikkaus, Qeveria do të duhet të kompensojë aktivitetet e organizatave shkencore, kulturore dhe sportive që varen nga të ardhurat e Veikkaus.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *