PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kryeministrja Marin justifikohet për jetën e natës. Udhëzimet nuk janë të qarta

,

Kryeministrja Sanna Marin shpreson që zhurma për jetën e natës në një bar të Heklsinkit të shtunën e kaluar nuk do të arrijë errësojë besueshmërinë e qeverisë në drejtimin e betejës kombëtare kundër koronavirusit.

– Epo, sigurisht që shpresoj të mos ketë rëndësi. Tashmë është bërë e qartë se ne kemi pasur probleme edhe në komunikimin e mesazheve dhe për këtë arsye sot në orën 15 është një takim që po i shqyrtojmë të gjitha këto udhëzime. Gjithashtu, ato duhet të jenë në përputhje me udhëzimet parlamentare, u tha Marin gazetarëve sot në një konferencë shtypi.

– Aktualisht jemi në një situatë ku këto udhëzime nuk janë plotësisht të qarta. Dhe tani kjo është arsyeja pse është e nevojshme të rishikohet e gjithë kjo praktikë.

Ajo tha më herët të mërkurën, sipas MTV News, se nuk ishte në dijeni të ndryshimit të udhëzimeve qeveritare dhe ministrore të koronavirusit të bëra në fund të nëntorit, të cilat rekomandojnë shmangien e kontaktit pas ekspozimit ndaj koronavirusit.

Megjithatë, Marin theksoi në konferencën për shtyp se sqarimi i udhëzimeve tani nuk heq përgjegjësinë e saj nga situata fundjavën e kaluar, kur dëgjoi se ishte ekspozuar ndaj koronavirusit për shkak të infektimit të ministrit të Jashtëm Pekka Haavisto (të Gjelbërit). por nuk u largua për në shtëpi.

Ministrat u udhëzuan që të shmangin kontaktet me të tjerët përmes një sms në telefonin e Qeverisë dhe Marin nuk e ka mbajtur këtë telefon me vete gjatë mbrëmjes. Marin u informua për infeksionin e ministrit Haavisto nga një telefonatë tjetër ne telefonin e parlamentit dhe nuk u udhëzua në mënyrë specifike që të shmangte kontaktet gjatë bisedës. Diskutimi u zhvillua me Sekretarin e Shtetit Henrik Haapajärvi. Marin përdor kryesisht telefonin parlamentar.

“Ne duam të sigurohemi që gjërat të shkojnë më mirë në të ardhmen dhe të mos ketë probleme me komunikimin për mua apo ndonjë ministër tjetër”, u tha Marin gazetarëve.

Marin kërkoi falje dhe pranoi se nuk duhej të kishte shkuar në lokal. Marin u pendua gjithashtu që nuk pyeti personat e duhur të shtunën se si duhet të vepronte në këtë situatë.

– Duhet të kisha gjykuar më mirë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *