Kryeministrja finlandeze Marin i tregon britanikëve përse Finlanda është vendi më i lumtur në botë

Kryeministrja Sanna Marin ka shpjegimin e saj për arsyet se përse Finlanda ështe shpallur katër vite radhazi vendi më i lumtur i botës për të jetuar. Në një artikull të gazetës së famshme britanike. The Guardian, njëherësh kryeministrja dhe kryetarja e socialdemokratëve finlandezë vlerëson se barazia, një sistem arsimor që funksionon mirë dhe një shtet i fortë i mirëqenies qëndrojnë pas suksesit të Finlandës.

Marin u vendos në kryetitujt e mediave në mbarë botën në vitin 2019 si kryeministrja më e re në botë. Në artikullin e publikuar sot në The Guardian, Marin flet për qëllimet ambicioze të Finlandës për klimën dhe mjedisin. Sipas Marin, Finlanda është e përkushtuar të kujdeset për shtetin e mirëqenies “në një mënyrë të qëndrueshme mjedisore”.

Artikulli ndalet edhe në përgjigjen e Marin për situatën që u krijua në kufirin Bjellorusi-Polak. Marin thotë për gazetën se nuk ka pasur probleme në kufirin finlandez.

– Ne dënojmë veprimet e Bjellorusisë. Por në të njëjtën kohë, ne duhet të sigurohemi që të drejtat e njeriut të respektohen në të gjitha situatat, thotë Marin, sipas The Guardian.

Zgjidhjet e Finlandës për të pastrehët janë me interes në Britani.  Vëmendje i kushtohet, për shembull, masave për zhdukjen e të pastrehëve dhe rritjes së moshës së shkollës së detyrueshme.

Çështjet që lidhen me barazinë gjithashtu ngrihen fuqishëm në këtë artikull. Sipas gazetës britanike, Marin beson se edhe qeveritë e ardhshme do të vazhdojnë të punojnë për promovimin e barazisë.

– Ne kemi punuar gjithmonë për barazi në Finlandë dhe besoj se do të jetë e rëndësishme edhe në të ardhmen. Jo vetëm midis burrave dhe grave apo gjinisë, por edhe për pakicat në shoqëri, thotë Marin, sipas The Guardian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: