PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Krishtlindje të bardha! Parashikohet dëborë dhe ngrica në mbarë Finlandën

,

E gjithë Finlanda këtë vit do të ketë Krishtlindje të bardha, parashikon Instituti Meteorologjik Finlandez. Nesër presioni i ulët do të përfshijë të gjithë vendin, me çka mbulesa e borës do të jetë e vërtetë edhe në pjesën jugore të Finlandës. Megjithatë, thellësia e borës varion nga më shumë se tridhjetë cent në veri dhe lindje deri në disa centimetra në Finlandën jugperëndimore.

– Me fjalë të tjera, babagjyshi mund t’u shpërndajë dhurata fëmijëve në një ditë të bardhë, edhe pse është një shtresë e hollë dëbore, thotë meteorologu Sini Tenhunen nga Instituti Meteorologjik Finlandez.

Koha e Krishtlindjes do të kalojë kryesisht në mot të ftohtë, me përjashtim ditën e nesërme kur në drekë temperatura mund të jetë në vlera pozitive. Në natën e Krishtlindjeve, parashikohet të jetë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë gradë minus në të gjithë vendin.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *