PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Koronavirusit i ulet incidenca në të gjitha grupmoshat

,

Në Finlandë, 208 infeksione të reja me koronavirus u raportuan të enjten. Një total prej 86,613 infeksionesh janë diagnostikuar në Finlandë që nga fillimi i epidemisë. Infeksionet dhe të dhënat më të fundit mbi virusin u raportuan në konferencën e përbashkët për shtyp të Institutit Kombëtar të Shendetit, THL dhe Ministrisë së Shëndetësisë, STM.

Ndërlkaq, u raportuan dy vdekje të reja të lidhura me koronavirusin. Janë raportuar gjithsej 913 vdekje qysh nga shpërthimi i pandemisë masrin e vitit të kaluar’.

Të enjten, ishin 125 njerëz në spital për shkak të koronavirusit. Nga këto, 32 ishin në njësi të kujdesit intensiv, 59 në pavione të specializuara infermierie dhe 34 në pavionet e kujdesit parësor.

Ulet incidenca në të gjitha grupmoshat

Numri i infeksioneve të reja me korona ka rënë në mënyrë të qartë për javë të tëra. Incidenca ose më shqip numri i të infektuarëve për 100 mijë banorë është ulur në të gjitha grupmoshat.

Sidoqoftë, shumë infeksione janë ende duke u diagnostikuar, theksoi mjeku kryesor i THL, Otto Helve në një përmbledhje të situatës.

Ritmi i ngarkesës së punës në spital i shkaktuar nga koronavirusi është ngadalësuar, tha Liisa-Maria Voipio-Pulkki, Drejtor i Strategjisë në STM. Numri i pacientëve me kujdes intensiv ka qenë midis 30 dhe 35 për një kohë të gjatë.

Mbulimi i vaksinave 28.3%

Sipas të dhënave të së mërkurës, 1,576,729 dozat e para të vaksinës janë dhënë në Finlandë. Ndërsa doza të dyta të vaksinës. janë dhënë 157.815 .

Deri të Mërkurën, 28.3 përqind e popullsisë kishin marrë dozën e parë.

Statistikat tregojnë se janë raportuar gjithsej 4,716 raste të modifikuara të koronavirusit, nga të cilat 4,022 nga varianti i Mbretërisë së Bashkuar, 693 nga varianti i Afrikës së Jugut dhe 69 nga ai me origjinë Brazilin-

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *