PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kokoomus rivoton Orpon si kryeministër i ardhshëm i Finlandës. I akuzuar si ksenofob dhe kundër emigrantëve

, ,

Petteri Orpo është votuar për të vazhduar drejtimin e Partisë së Koalicionit Kombëtar Kokoomus në një mbledhje partiake në Kalajoki. Ai nuk kishte konkurentë.

Kokoomus, forca më e madhe opozitare në Finlandë i përket qendrës së djathtë dhe ështe pjesë e grupimit konservator të Partive Popullore Europiane, ku mes simotrave europiane bëjnë pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Orpo për herë të parë u zgjodh kryetar i Partisë së Koalicionit në verën e vitit 2016, që do të thotë se tani fillon mandatin e tij të katërt. Orpo ka një diplomë master në shkencat politike. Orpo është deputet i Parlamentit që nga viti 2007.

Aktualisht, sondazhet e fundit tregojnë se Kokoomus është më e preferuara ndër finlandezët dhe në zgjedhjet e ardhshme pritet të marrë drejtimin e qeverisë në Finlandë dhe Orpo të jetë kryeministër. Kjo parti është pro NATO-s, kundër taksave të larta dhe pro privatizimeve masive në ekonomi dhe në shërbimet publike.

Të varfërit dhe emigrantët nuk janë fokusi i kësaj partie, në radhët e të cilëve militojnë edhe shumë racistë. Në zgjedhjet e fundit lokale kandidatja e Kokoomus Kirsi Piha dha dorëheqje pak javë para zgjedhjeve, prej qëndrimeve armiqësore të populistëve të krahut konservator ndaj fraksionit liberal në parti. Krahu populist është akuzuar për qëndrime haptas kundër muslimanëve dhe një afrimi me ekstremistët e Partisë së Finlandezëve të Vërtetë (Perusuomalainen).

Orpo është akuzuar për qëndrimet ksenofobe dhe kundër emigrantëve (https://www.migranttales.net/ncps-petteri-orpo-and-his-infamous-xenophobic-and-anti-immigration-statements/), ndërsa partia është larguar ndjeshëm nga vlerat liberale.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *