PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kela paguan deri në 50 Euro për ata që bëjnë vaksinën

,

Nga Lajmëtari i Finlandës

Parlamenti ka miratuar sot një projekt-ligj që e lejon Institutin Kombëtar të Sigurimeve, Kela të paguajë të gjithë ata që iu duhet të përdorin shërbimin e taksisë për të shkuar pranë qendrës shëndetësore për të marrë vaksinën e koronavirusit. Rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit për vaksinën e kuronavirusit përfshijnë kohën nga 27 mars deri më 31 dhjetor të këtij viti. Zbritja për një udhëtim në një drejtim është maksimumi 25 euro.

Pra nga nesër, Kela do të bëjë rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimeve të bëra për shkak të vaksinës për të gjithë klientët e saj. Udhëtimet bëjnë rimbursohen në mënyrë të zakonshme si udhëtime dhe të tjera që bëhen në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Kela trajton të gjitha kategoritë e qytetarëve më të ardhura të pamjaftueshme, sikurse janë studentët, të papunët dhe të moshuarit. Pra, këto kategori do të përfitojnë edhe rimbursimin prej deri në 50 Euro.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *