PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kantieri detar i Rauma futet në karantinë. Problem mosnjohja e gjuhës

, ,

Mosnjohja e gjuhes, ndryshimet kulturore dhe kushtet e jetesës së punonjësve lehtësuan përhapjen e variantit të ri të koronavirusit në Kantierin Detar të qytetit Rauma, njofton YLE. Hannu Nordqvist, mjeku kryesor në Qytetin e Rauma, theksoi në një deklaratë për sektorin e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror të qytetit se punonjësit e huaj përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të punonjësve të nënkontraktorëve që operojnë në kantierin e anijeve, me rreth 800 nga 1000 punonjës që nuk flasin gjuhën finlandeze.

“Fakti që punonjësit jetojnë në një ambjent të perbashkët udhëtojnë sëbashku për në vendin e punës i rrit shanset e infeksioneve. Keshtu që, një person i infektuar mund të ketë ekspozuar ose infektuar të gjithë ata që jetojnë nën një strehë, “tha ai.

Autoritetet lokale i kanë kërkuar Rauma Marine Constructions (RMC), operatorit të Kantierit të Rauma të ndreqë problemet. “Objektivi është të kthehemi në punë pas një testi negativ të koronavirusit dhe të jetojmë në një mjedis pa Covid-19. Numri i testeve të nevojshme është i konsiderueshëm. Më shumë vëmendje do t’i kushtohet gjithashtu transportit, ngrënies dhe proceseve të tjera të vendit të punës.”

Rreth 240 punonjës në kantierin detar ishin testuar pozitivisht për virusin deri të Dielën. Të gjithë të tjerët, përafërsisht 800 punëtorët e linjës së prodhimit në kantierin detar u urdhëruan të futen në karantinë.

Përhapja e frikshme e virusit ndodhi se punëtorët nuk ishin informuar si duhet për rregullat e karantinës. Kur infeksionet filluan të përhapeshin në kantierin e anijeve, shumë punonjës nuk e kuptuan që urdhrat e karantinës ishin të detyrueshme dhe se shkelja e tyre mund të përbënte një shkelje ligji.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *