Ish-kreu i Antidrogës lë burgun. Përfiton nga shërbimi i provës, me byzylyk në shtëpi

Jari Aarnio, ish-kreu i Policisë së Antidrogës në HELSINKI, u lirua nga burgu fundjavën e kaluar. Institucioni i vuajtjes së dënimit e lejoi të qëndrojë në shtëpi, nën mbikëqyrje, në pritje të lirimit me kusht.

Riitta Leppiniemi, avokatja e Aarnios, konfirmon çështjen për Helsingin Sanomat.

Dënimi me kusht apo vendosja nën shërbimin e provës është i mundur deri në gjashtë muaj para lirimit me kusht ose para përfundimit të vuajtjes së dënimit të plotë me burg.

Gjatë periudhës së mbikëqyrjes së provës, i burgosuri monitorohet elektronikisht me byzylyk në këmbë ose mjete të tjera. Atij i kërkohet të mos marrë drogëra dhe të respektojë kushtet e tjera të vendosura ndaj tij.

Jari Aarnio po vuan gjysmën e dënimit me 13 vite burg që mori vite të shkuara nga gjykata. Ai do të lirohet me kusht në qershor.

Burgimi i Aarnios erdhi ndër të tjera nga krimet e rënda të drogës dhe abuzim me detyrën zyrtare.

Të Premten e kaluar, Gjykata e Apelit të HELSINKI-t e liroi Aarnion nga akuzat për vrasje, në një proces gjyqësor në lidhje me vrasjen e Volkan Ünsal.

Sipas Leppiniemi, kalimi në koha në provë ishte për shkak të rrezimit të akuzave të tjera nga Gjykata e Apelit.

“Duket se IEVP ishte në pritje të kësaj zgjidhjeje. Përndryshe, do të kishte qenë e mundur që Aarnio ta kishte provën tashmë në dhjetor”, thotë Leppiniemi.

Padia më e fundit ishte nëse Aarnio me vetëdije dështoi të parandalonte vrasjen e krimit në 2003 dhe nëse veprimet apo mosveprimet e tij mund të çonin në një dënim për vrasje.

Sipas aktakuzës, Aarnio nuk kishte asnjë detyrim të veçantë ligjor për të parandaluar vrasjen, edhe pse e dinte paraprakisht komplotin.

Gjykata e Apelit vlerësoi se Aarnio nuk kishte asnjë informacion se viktima ishte afër rrezikut të vritej. Ai dukej se nuk e dinte se ku dhe kur, dhe si do të ndodhte vrasja.

MTV ishte i pari që raportoi për dënimin me kusht të Aarnios.

Leave a Reply

Your email address will not be published.