fbpx

Infeksionet në rënie. Hiqen kufizimet në transportin publik

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies, 197 infeksione të reja në lidhje me koronavirusin janë diagnostikuar në Finlandë gjatë ditës së fundit. Tani ka gjithsej 85.804 infeksione.

Rritja më e madhe e infeksioneve ka qenë në zonën e HUS, ku janë identifikuar 81 infeksione të reja. Vendi tjetër ku u disagnostikua numri më i lartë i infeksioneve ka qenë në zonën e Turkut, me 24 persona. I njëjti numër është gjetur edhe në zonën e Spitalit Rajonal të Pirkanmaa.

Ndërkohë, sot përfunduan kufizimet në numrin e pasagjerëve në transportin publik në rrethin e spitalit Helsinki dhe Uusimaa. Kufizimet në numrat e pasagjerëve hynë në fuqi në trafikun e HSL në fund të Marsit. Sipas kufizimeve, mjetet e transportit nuk mund të mbajnë më shumë se gjysmën e numrit të tyre maksimal të lejuar të udhëtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: