PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

IL: Viktima e burgut të Vantaa-s kishte përdhunuar dy vajza të mitura

,

Iltalehti informoi sot se viktima e vrasjes së dyshuar në burgun Vantaa ishte dënuar për krime seksuale.

Dënimi me 2 vjet e 6 muaj burg për 20 vjeçarin ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit vjeshtën e kaluar. Ai u fajësua për dy abuzime seksuale të dhunshme të fëmijëve dhe një përdhunim. Viktimat e krimeve ishin vajza 14 dhe 15 vjeç.

Rasti me vazjën 15-vjeçare ishte një përdhunim, pasi ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur pavarësisht kundërshtimeve. Me vazjën tjetër 14-vjeçare, ai ka kryer marrëdhënie seksuale të shumta të pambrojtura. Burri ishte 18 vjeç në momentin e aktit.

I burgosuri u gjet i vdekur në burgun Vantaa herët në mëngjes të së enjtes.

Policia ka thënë se është duke e hetuar rastin si një vrasje e dyshuar dhe ka arrestuar pesë persona.

Drejtori i Hetimit, Komisioneri i Krimit Tero Tyynelä konfirmon se viktima ishte një burrë rreth të njëzetat, por nuk komenton informacionin e Iltalehtit për dënimin apo burgimin e këtij burri.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *