PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Historike dhe e pabesueshme! Finlanda mund Danimarkën: 1-0

, ,

Finlanda mundi sot Danimarkën në përballjen e saj të parë në Kampionatin Europian të futbollit. Goli i Joel Pohjanpalo në minutën e 59-të ishte edhe i vetmi i takimit të luajtur për ndeshjet e Grupit B ku bën pjesë edhe Belgjika dhe Rusia.

Ndeshja pati një ndërprerje të gjate pasi një nga furbollistët e njohur danez mesfushori Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë pak para përfundimit të pjesës së parë. UEFA vendosi të rifillojë lojën pasi Eriksen u përmend në spital dhe gjendja e tij u dha se ishte e qëndrueshme.

Një penallti e dyshimtë në minutën e 74-të u humb prej Pierre-Emile Höjbjergin, duke mos e prishur gëzimin e fitores së parë tåe Finlandës përballe danezëve dhe për më tepër në ndeshjen e parë të kampionatit.

Ndërkohë edhe Belgjika mori fitoren e saj përballë rusëve, duke i gëzuar njësoj fort edhe shqiptarët, edhe finlandezët.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *