PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Gjermani: Ulja e taksave, uli çmimin e karburantit. Në Finlandë vazhdon të rritet. Sot, benzina 2.5 për litër

, , ,

Në fund të majit, Bundestagu gjerman njoftoi një ulje të përkohshme të taksimit të karburantit për tre muaj. Sipas parlamentit gjerman, ulja e taksës së energjisë për muajin qershor, korrik dhe gusht, së bashku me uljen e të ardhurave nga TVSH-ja, nënkupton uljen e benzinës prej 35,20 cent për litër dhe uljen e çmimit të naftës me 16,7 cent për litër.

Synimi, natyrisht, ishte ulja e çmimeve të karburantit në nivelet para krizës energjetike të shkaktuara nga pushtimi rus.

Shumë vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Suedinë, kanë ulur gjithashtu taksimin e karburantit.

Ulja e taksave ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Edhe në Gjermani paraprakisht ishte parashikuar që ulja e çmimit të shkonte në xhepat e kompanive të naftës dhe se çmimet e karburanteve në pikat e shërbimit do të bien pak. Duket se ka ndodhur ndryshe. Mes ditës së fundit të majit dhe ditës së gjashtë të qershorit, çmimi mesatar i benzinës së rregullt 95 oktane në Gjermani kishte rënë nga 2.154 euro në 1.948 euro, një rënie prej 20.6 cent për litër.

Në të njëjtën kohë, në vendet që nuk aplikuan uljet e taksave të karburantit, si Franca, çmimi për litër ishte rritur nga 1,976 në 2,116 euro dhe në Danimarkë nga 2,455 në 2,549 euro. Sipas faqes së internetit https://www.polttoaine.net/, çmimi mesatar i benzinës në Finlandë ditën e djeshme ishte 2.558 euro për litër. Në disa rajone ka shkuar në 2.750 Euro për litër. Parashikimi i ekspertëve ështe se do të kalojë vlerën e 3 Eurove për litër.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *