PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Foto. Marin vlerëson kulturën finlandeze ndaj politikaneve-nëna të fëmijëve të vegjël

, , ,

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, në një intervistë për revistën gjermane Stern vlerësoi kulturën e vendit të saj sa i takon barazisë gjinore dhe inkurajimit të të rejave për të kontribuar në politikë. Në fakt Finlanda është vendi i parë në botë që në 1906 lejoi gratë të zgjedhin dhe të zgjidhen njësoj si burrat në funksionet e larta. Në 1907 kishte 19 gra në parlament, ndërsa sot 11 nga 19 ministret janë femra.

Marin tha se në Finlandë, ndryshe nga sa ndodhi gjatë zgjedhjeve të fundit në Gjermani, as mediat dhe askush tjetër nuk e ka vënë në pikëpyetje aftësinë apo mundësinë e një gruaje të re për të marrë përgjegjësi publike kur ka për të rritur fëmijë të vegjël, apo ka në plan për të lindur fëmijë.

Me kërkesë të gazetarit të STERN’S, Marin i dha këshilla edhe Annalena Baerbock, lideres së të Gjelbërve gjermanë, e cila iu desh t’i përgjigjej një pyetjeje të sikletshme gjatë turneut të saj elektoral.

Një redaktor i Bild e pyeti Baerbock nëse, si Kancelare Federale, a do t’i përgjigjej një telefonate nga fëmijët e saj gjatë mbledhjes së qeverisë. Të Gjelbrit dhe të majtët menduan se pyetjet e gazetarit ishin të papërshtatshme dhe e cilësuan një “kauzë seksiste” për Baerbock.

– Ndoshta jo, Marin qesh kur një gazetar pyet nëse një pyetje e ngjashme do të ishte e mundur në Finlandë.

Kryeministrja kujtoi se ajo vetë ka një vajzë 3-vjeçare, e quajtur Ema dhe drejtues të tjerë të partive qeveritare në Finlandë gjithashtu kanë fëmijë të vegjël ose janë gati të kenë fëmijë.

Në një intervistë, Marin e këshilloi Baerbock-un të ishte vetvetja dhe i kujtoi asaj se një grua e re nuk duhet të vendoset në ndonjë qoshe si kukull ose të përmbushë pritshmëritë e dikujt tjetër.

Megjithatë, gazeta gjermane i ka bërë edhe një pyetje Marinit, e cila e ka shtyrë të përgjigjet.

Si funksionon kombinimi i prindërimit dhe i zyrës së lartë në situatën tuaj?

– Ashtu siç do të ishte për një burrë! u përgjigj kryeministrja.

Kryeministrja Sanna Marin bëri bujë në mediat botërore kur në sallën e parlamentit ushqente me gji beben e saj. Politikanja e re socialdemokrate, kryeministre prej dy vitesh e Finlandës, herë pas here në instagram ajo poston foto që provokojnë debate mes ndjekësve të saj. Në një foto të vitit të shkuar ajo pozoj për një reviste mode, vetëm me një xhaketë, duke ndezur debatet nëse kryeministrja ishte e lejuar të tregonte linjat e brendshme në publik. Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në mediat sociale dhe mbetet politikanja më e preferuar në vend.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *