FINLANDIA surprizon me çmimet për non-fiction dhe letërsinë për fëmijë

Autorë të rinj dhe jo shumë të njohur kanë surprizuar me dy çmimet e tjera të Finlandias, që për fituesit, veç famës, do të thotë 30 mijë Euro më shumë në llogarinë e tyre personale.

“Libri hap një botë të re, jo duke më shtyrë vetëm nga dera, por duke ecur dorë për dore me mua.”

Gazetarja e njohur finlandeze Katri Makkonen me këto fjalë e justifikoi çmimin jo-fiction Finlandia që iu dha Osmo Tapio Räihälä për librin “Pse muzika sot është kaq e vështirë”, një botim i shtëpisë botuese Atena.

Në librin e tij, Räihälä flet për thelbin e muzikës së artit bashkëkohor dhe i jep lexuesit një paraqitje të shkurtër për të takuar muzikën më të fundit. Stili i tij i të shkruarit është i ngjeshur dhe të kujton një emision radiofonik me një transmetues që e çon dëgjuesin drejt gjërave të reja.

Romani për të rinj “Ku të marr dritë” i Anne-Maija Aalto, lindur në 1988 dhe nga qyteti i Turkut ka fituar Çmimin Finlandia për Letërsinë për Fëmijë dhe të Rinj. Fituesi u zgjodh nga futuristi, shkrimtari jo-fiction Perttu Pölönen.

“Kjo vepër bazohet në atë që ne të gjithë kemi të përbashkët. Kujtimet. Liria. Fillime të reja. Rinia”.Më këto fjalë Pölönen e justifikoi përzgjedhjen e tij në prezantimin e mbrëmshëm. “Rrëfimi është i qetë, bota e tij është e largët, por aktuale. Pyetjet e mëdha të njerëzimit janë të pranishme. ”

“Vepra na kujton se njeriu mund ta shohë veten në një dritë të re. Dhe atje ku hyn drita, ne të gjithë kemi. Ky libër të çon në një botë tjetër, ai flet, zgjat dhe konfirmon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.