fbpx

Finlandezët për pashkë e ski në Lapland

Pushimet e pashkëve kanë dyndur finlandezët drejt pikave turistike të skijimmit dhe shtëpive të pushimeve që kanë në veri të vendit në Lapland. Pavarësisht paralajmërimit të qeverisë dhe kryeministres për të kaluar festat në shtëpi, qytetarët nuk duan të lejojnë të humbin rastin për të shfrytëzuar sezonin e skijimit pak para se bora të shkrijë.

Mediat kryesore në vend evidentojnë një numër të jashtëzakonshëm vizitorësh në pistat e skive. Autoritetet lokale thonë se rreth 95 përqind e kapaciteteve turistike janë zënë nga turistët apo pronarët e shtëpive që i perdorin ato vetëm gjatë sezonit turirstik.

Pranë teleferikëve shihej një radhë e madhe, pasi në kabinat lëvizëse lejohen vetëm anëtaret e një familje, apo pjesëtarët e një grupi të njëjtë. Autoritetet thonë se po bëjnë përpjekje të kontrollojnë respektimin rigoroz të ligjit për të ndaluar përhapjen e pamdemisë. Restorantet shërbejnë vetëm me porosi dhe ngado shihen grupe qytetarësh të shpërndarë pranë resorteve dhe që po bëjnë piknik jashtë në natyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: