fbpx

Finlandë: Çertifikata e BE-së do të jetë gati me 22 qershor

Çertifikata kombëtare e Finlandës për vaksinën kundër koronavirusit do të përshtatet për të qenë ndërvepruese me çertifikatën e BE-së, duke filluar nga data 22 qershor. Ndryshimi do të bëhet në sistemin Omakanta në mënyrë automatike.

Kjo do t’i ndihmojë ata që udhëtojnë të kenë një dokument që ka vlerë përdorimi në të gjithë BE-në. Ndaj pas datës 22 të gjithë mund të printojnë ose të ruajnë në telefon  çertifikatën e BE-së, në vend të asaj kombëtare.

Nga momenti që ke bërë vaksinën deri sa të shfaqet në sistem në formatin e çertifikatës mund të marrë deri në pesë ditë, thotë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Për rreth 90 përqind të qytetarëve të dhënat rreth vaksinimit janë të përditësuara në sistem.

Çertifikata e vaksinimit e BE është në dispozicion falas në faqen zyrtare të Omakanta. Ata që nuk përdorin Omakanta aktualisht mund të marrin një tjetër vërtetim për vaksinën e koronavirusit nga qendra e kujdesit shëndetësor.

Qëllimi është që duke filluar prej 14 korrikut, nga Omakanta të gjithë të mund të marrin gjithashtu çertifikatë të BE edhe në rastet kur kanë kaluar sëmundjen ose kanë marrë një rezultat negativ të testit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: