fbpx

Finlanda vaksinon 54 % të popullatës së synuar

Një total prej 54 përqind e popullatës së synuar, dmth. finlandezë mbi moshën 16 vjeç, kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës deri ditën e sotme. Janë dhënë më shumë se tre milion doza të vaksinës në mbarë Finlandën

Këto numra janë mjaft marramendëse. Një fushatë e shkëlqyeshme po zhvillohet në Finlandë, u shpreh Liisa-Maria Voipio-Pulkki e Ministrisë së Shëndetësisë në një konferencë për shtyp.

Vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç aktualisht po rishikohet dhe studiohet nga ana e ekspertëve. Ai do të përfundojë gjatë qershorit, thotë Otto Helve nga THL.

Në përgjithësi, disponueshmëria e vaksinave në Finlandë pas qershorit është pak e paqartë.

Finlanda ka blerë më shumë vaksina nga sasia shtesë gjatë muajve maj – qershor, rreth 320,000 doza në javë. Nuk ka asnjë informacion mbi dërgesat e Pfizer në korrik. Si rezultat, numri i vaksinave do të bjerë në nivelin e fillimit të majit, me një normë prej rreth 200,000 doza në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: