fbpx

Finlanda vaksinon 5.21 % të popullsisë. Kryeministrja kritika kreyqytetit

Finlanda raportoi një shtim prej 457 te rasteve tër reja më virusin Covid 19 të gjetura nga laboratoret në mbarë vendin, ndërsa numri i viktimave mbetet 726. Instituti Kombëtar Shëndetësor THL raportoi 141 persona në spital, 24 prej tyre në kujdes intensiv që nga e premtja.

5.21 përqind e popullsisë ose 287 mijë e 998 individë kanë marrë deri më sot një dozë të vaksinës koronavirus. Përqindja më e lartë e marrësve të vaksinave janë në grupmoshën mbi 80 vjeç, nga të cilët rreth 39 përqind kanë marrë dozën e parë.

Kryeministrja Sanna Marin reagoi sot ashpër ndaj autoriteteve të kryeqytetit. Vendimi i tyre për të rikthyer pjësërisht nxënësit e arsimit të mesëm nëpër shkolla është i papërgjegjshëm, tha Marin.

“Unë jam i shqetësuar për situatën. Disa zona si rajoni i kryeqytetit kanë zgjedhur të heqin kufizimet kundër këshillave të zyrtarëve të shëndetit publik dhe rekomandimeve të qeverisë,” tha ajo për planet e rajonit të kryeqytetit për të zhvendosur arsimin e mesëm të lartë në kontakt të pjesshëm duke nisur nga fillimi i marsit.

Kryeministrja u shpreh se pavarësisht keqardhjes që ka për te rinjtë , situata e koronavirusit në vend është përkeqësuar, ndërsa një formë e re dhe e ndryshuar e virusit po përhapet në zonën Metropolitane të Helsinkit.

Ndërsa gati gjysma e infeksioneve të reja tani janë shkaktuar nga një formë e re e virusit, drejtori mjekësor i Rajonit Spitalor të Helsinkit HUS, Markku Mäkijärvi bëri thirrje që kufizimet e reja duhet të kenë në fokus baret dhe restorantet. “Përkeqësimi i shpejtë i situatës së koronavirusit dhe periudha e ardhshme e pushimeve tre-javore të dimrit kërkon veprim”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: