PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda shtyn zgjedhjet lokale. Jo me 18 prill, por me 13 qershor

, ,

Finlanda vendosi sot shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të përkeqësimit të situatës nga koronavirusi. Zgjedhjet do të mbahen me 13 qershor dhe jo me 18 prill, sikurse ishte vendosur më herët. Ministrja e Drejtësisë, Anna Maja – Henriksson informoi në Twiter se vendimi u mor pas diskutimit me nëntë partitë parlamentare në vend. Sipas deklaratës së saj tetë prej tyre ishin proo shtyrjes në një afat të ri. Henriksson nuk dha detaje se cila prej partive ishte kundër këtij propozimi. Nisur nga opinionet e bëra publike duket se duhet të jetë partia ekstremiste e Finlandezëve të Vërtetë Perusuomalainen Party.

Finlanda është e alarmuar nga shpërthimi më i fundit i pandemisë. Të hënën hyjnë në fuqi disa masa të gjendjes së jashtëzakonshme, sikurse ështe kalimi i klasave të larta të arsimit bazë në shkollimin në distancë, shtyrja e të gjitha ndërhyrjeve kirurgjikale jo urgjente për nje afat tjetër, kufizimi i numrit të njerëzve dhe ruajtja e distancës prej dy metrash në ambjente të mbyllura.

Të hënën do të diskutohet në parlament edhe kërkesat e qeverisë për mbylljen e kafeneve, restoranteve dhe bareve nga data 8 deri me 28 mars, si edhe përcaktimi më i qartë në ligj i kompetencave të autoriteteve gjatë situates së gjendjes së jashtëzakonshme, pas disa debateve juridike që u bëne objekt në shtyp.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *