PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kuriozitet. Ja pse Finlanda po e zgjeron territorin 7 km katrorë çdo vit

, ,

Finlanda është një vend në rritje. Nëse ndodh që jeni i angazhuar në fushën e gjeologjisë dhe ndoshta lexoni herëpashere revista, si “National Geographic”, ju mund ta dini tashmë këtë.

Nivelet e detit nuk po rriten kudo, megjithatë. Në fakt, në disa vende si Skandinavia, ato po bien.

Përkatësisht, masa tokësore e Finlandës dhe Suedisë po rritet me 3 deri në 9 mm çdo vit për shkak të një procesi gjeologjik të njohur si ngritja post-akullnajore, e cila filloi 10 mijë vjet më parë kur mbaroi Epoka e fundit e Akullit. Dhe megjithëse mund të duket se këto vende skandinave nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, rënia e nivelit të detit po shkakton të gjitha llojet e problemeve.

Por së pari, disa fjalë se çfarë po shkakton këtë rënie të veçantë të nivelit të detit, ndërsa pjesa tjetër e botës duket se po mbytet.

Rreth 80 kilometra nën këmbët tona shtrihet një shtresë viskoze mijëra kiliometra e trashë, e njohur si manteli – shtresa më e trashë e Tokës. Në krye të mantelit, pllakat tektonike notojnë si një tortë mbi një puding. Nëse vendosni më shumë ëmbëlsira në majë të tortës, ajo do të fillojë të zhytet në puding. Po kështu, më shumë peshë në koren e tokës, të tilla si miliarda tonë akull që u mblidhen gjatë epokës së akullit, do ta bëjnë atë të zhytet më shumë në mantel. Tani i zhvendosur, manteli do të fryhet diku tjetër. Kur pesha shtesë është zhdukur, të tilla si pasojat e një epoke akulli, kur të gjithë ato akullnajat e tepërta shkrihen, manteli ngrihet – kjo ende ndodh edhe sot pas mijëra vitesh. E njëjta gjë si me një dyshek gome që e përdorim kur lahemi në det.

Ky ngritje post-akullnajore është ajo që kompenson tepër rritjen e nivelit të detit rreth bregdetit skandinav dhe vendasit janë qartazi të vetëdijshëm për këtë fakt. “Kushtet për transportin detar në zonë po bëhen më të ndërlikuara,” thotë Sven Knutsson, profesor i mekanikës së tokës në Universitetin e Teknologjisë Lulea, për gazetarin Jon Bjarki Magnusson.

Në Finlandën Perëndimore, për ironi, rënia e nivelit të detit po shkakton përmbytje. Për shkak se korja po rritet jo në mënyrë të njëtrajtshme, domethënë më shpejt nga vija bregdetare sesa më në lindje, lumenjtë kanë filluar të zgjerojnë shtratin e tyre. Gjatë pranverës kur lumenjtë e mëdhenj të Finlandës janë të mbushur me ujë të borës së shkrirë, rrethinat përmbyten.

Nga ana tjetër, të paktën këto vende po bëhen më të mëdha. Është vlerësuar se ngritja po ndihmon Finlandën të fitojë 700 hektarë tokë çdo vit, pasi bregdeti i saj perëndimor po rritet gradualisht. Teorikisht, kjo tokë e sapo shfaqur është në pronësi të shtetit, por pronarët që kanë toka ngjitur mund ta kërkojnë atë. Tashmë, ka grindje mes banorëve me disa raste që përfundojnë në gjykatë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *