PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda po nis mësimin e Inteligjencës Artificiale tek fëmijët e kopshtit dhe shkollave fillore

, , ,

Një projekt i quajtur Tekoäly ja lapset, (në shqip: Inteligjenca Artificiale dhe Fëmijët), i drejtuar nga Profesor Teemu Roos, do të funksionojë kryesisht si një turne trajnimesh në klasat parashkollore dhe të shkollës fillore vitin e ardhshëm.

Projektit i është dhënë një grant prej 80,000 € nga Fondacioni Jenny dhe Antti Wihuri, thuhet në një deklaratë për shtyp të Universitetit të Helsinkit .

Qëllimi themelor është të frymëzojë dhe motivojë fëmijët, si dhe t’i mësojë ata se si të punojnë me inteligjencën artificiale.

Përveç Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Helsinkit, pjesëmarrës në projekt janë Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit dhe Universiteti i Finlandës Lindore.

Faza fillestare e projektit do të zgjasë për një vit, gjatë së cilës do të testohen materialet dhe modelet mësimore, si dhe do të zgjidhen klasat për partneritet, përveç të cilave do të hetohen mënyrat për të zgjeruar thellimin e të mësuarit.

“Jemi ende në fazën përgatitore, por synimi është që projekti të nisë sa më shpejt. Kjo do të na lejoejë të ngremë themele të forta në formën e përvojës praktike dhe përshtypjeve që marrim, “tha Teemu Roos.

Projekti në tërësi nuk do të përfundojë brenda një viti, por faza e parë duhet të ofrojë një pamje të qartë se si të zhvillohet më tej mësimdhënia lidhur me Inteligjencën Artificiale, që synon fëmijët. Tashmë janë përfshirë partnerë interesantë, por po kërkohen edhe aktorë shtesë.

“Këto seminare do të zhvillohen në bashkëpunim me mësuesit, pasi parashkollorët ende kanë nevojë për mbikëqyrje dhe ata nuk janë në gjendje të përfundojnë në mënyrë të pavarur një kurs në internet ose materiale të ngjashme,” tha Zyrtarja e Planifikimit të Projektit Sanna Reponen.

Megjithatë, qëllimi është të shqyrtohet se si të aktivizohen nxënësit e shkollës edhe në kohën e tyre të lirë. Në projekt do të hartohen materiale që mund të punohen më lirshëm në shtëpi, si dhe mundësitë për familjet për të kryer së bashku aktivitetet.

“Si fushë lëndore, është më praktike të zbatohet inteligjenca artificiale në botën reale në krahasim me, të themi, programimin. Për të filluar, nuk do jetë e nevojshme që fëmijët të dinë bazat e teknologjisë së informacionit, “tha Roos.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *