PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda ndryshe nga BE. Kufizimet në kufi deri me 15 qershor

,

Finlanda nuk ka vendosur të ndjekë modelin e Bashkimit Europian për lehtësimin e udhëtimeve pët turistët e të gjitha vendeve që kanë më pak se 75 raste për 100 mijë banorë.

Finlanda do të ruajë nivelin e incidencës 25 për 100 mijë, duke lejuar kështu vetëm banorët e Islandës të kalojnë pa patur nevojë për teste dhe karantinë. Të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe ato Shengen duhet të kalojnë në testet e detyrueshme dhe karantinë derisa të konfirmohet se ata nuk janë të infektuar.

Vendimi merret nga Ministria e Shëndetësisë dhe do jetë në fuqi deri me 15 qershor, kur të bëhet rishikimi i radhës. Aktualisht, vetëm pak vende, përfshi qytetarët e Australisë, Zelandës së Re dhe Izraelit mund të futen lirisht në Finlandë.

Ministria e Shëndetit (STM) tha se heqja e plotë e kontrolleve të kufirit mes vendeve të BE-së do të ishte e mundur kur popullata e rritur në Finlandë ka mbulim të mjaftueshëm të vaksinave dhe situata e epidemisë është e qëndrueshme.

Sipas STM, praktikat e vendeve të BE ndryshojnë, dhe aktualisht në praktikat dhe kriteret, rekomandimi i pragut të incidencës nuk është një kriter shumë i rëndësishëm që përcakton udhëtimin dhe masat.

Për vitin e fundit, udhëtimi ka qenë një sfidë për turistin: është e nevojshme të gjesh dhe të ndjekësh rregullat e vendit të destinacionit – përfshirë vendet e ndaljes.

Për shembull, praktikat e vendeve ndryshojnë nëse kërkohet një ose dy teste gjatë hyrjes, kërkohet apo jo karantina pas hyrjes, dhe nëse është e mundur të lirohesh nga karantina më herët me një test tjetër negativ.

STM tregon se situata e epidemisë në Finlandë është dukshëm më e mirë se në shumë vende të BE-së. Kjo u mor gjithashtu parasysh në arsyetimin e qeverisë për kufirin e rreptë.

Për shembull, në javët 19-20, incidenca në Finlandë ishte 50, ndërsa mesatarja e BE ishte pothuajse dyfish, 94. Në zonat fqinje të Finlandës, incidenca aktualisht është 250 në Estoni dhe 427 në Suedi.

Finlanda gjithashtu ka raportuar së fundmi se po përgatit një projekt-ligj  që u kërkon udhëtarëve të kenë një certifikatë ose të një rezultati paraprak të testit, të një vaksine koronavirusi ose të kenë kaluar sëmundjen. Nëse një person që mbërrin në Finlandë nuk ka ndonjë nga këto, ai ose ajo do të duhet t’i nënshtrohet një kontrolli shëndetësor dhe një testi koronavirusi në kufi.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *