fbpx

Finlanda lejon BE të rimëkëmbet. Parlamenti voton paketën e BE-së

Parlamenti i Finlandës miratoi pak para minutash paketën e stimuluese të BE-së në një seancë plenare që filloi në ora 2 pasdite. Miratimi i paketës kërkonte një shumicë prej dy të tretave. Partitë qeverisëse morën mbështetje nga opozita konstruktive e Partisë së Koalicionit Kombëtar, pasi partia ekstremiste e Finlandezëve të Verttetë dështoi të bllokonte votimin përmes seancave maratonë gjatë javës së shkuar.

Meqenëse paketa stimuluese kërkon marrëveshjen e të gjithë vendeve anëtare të BE, aplikimi e rimëkëmbjes në të gjithë unionin varej nga rezultati i vendimit të Finlandës.

Paketa e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë do të sigurojë rreth 672.5 miliardë euro në kredi dhe grante për të ndihmuar vendet anëtare të rikuperohen nga recesioni i shkaktuar nga pandemia. Kombinuar me aspekte të tjerë të paketës, fondet totale të lëvruara nga BE do të jenë 750 miliardë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: