PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda jashtë ndihmës 750 miliardë Euro. Opozita nuk voton

,

Finlanda nuk do të jetë pjesë e paketës së BE-së për ndihmën shumëmiliardëshe për rimëkëmbjen e ekonomisë të goditur nga pandemia e koronavirusit. Qeveria e kryeministres Sanna Marin nuk i ka votat e mjaftueshme për t’a votuar atë në parlament.

Komisioni për Çështjet Kushtetuese, (me fuqi të njëjta si Gjykata Kushtetuese në Shqipëri a Kosovë) në një opinion të lëshuar sot tha se “pjesëmarrja në paketën stimuluese të 750 miliardë eurove të BE kërkon një shumicë prej dy të tretave në seancën plenare të Parlamentit. Komiteti konsideron se kjo do të ishte një transferim i rëndësishëm i kompetencave në Bashkimin Evropian.”

Kështu që mbështetja është e nevojshme edhe nga opozita. Nga opozita, Finlandezët e Vërtetë dhe Demokratët e Krishterë janë më kritikët ndaj paketës stimuluese, kështu që shpresat ishin tek Partia e Koalicionit Kombëtar.

Kai Mykkänen (Partia e Koalicionit), Kryetari i Grupit Parlamentar të Koalicionit, tha në një konferencë shtypi sot pasdite se partia nuk e mbështet përmbajtjen e paketës stimuluese të BE dhe do të abstenojë.

“Ne ende nuk mund ta mbështesim vendimin për paketën e rimëkëmbjes, sepse ajo nuk përfaqëson linjën e politikës ekonomike të përgjegjshme që ka përfaqësuar Finlanda. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të abstenojmë”, tha kryetari i partisë Petteri Orpo.

Koalicioni ka një linjë të gjatë si një parti pro-BE, por nga ana tjetër deputetët e tij kanë kritikuar paketën stimuluese.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *