PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda humb ndaj Francës dhe kualifikimin në botërorin e Katarit

, ,

Tifozët finlandezë të futbollit pësuan një zhgënjim te madh natën e mbrëmshme. Kombëtarja finlandeze e futbollit, Huuhkajat, humbi 0–2 ndaj Francës në kualifikueset e Kupës së Botës. Stadiumi Olimpik i Helsinkit ishte plot si asnjëherë tjetër.

Fatkeqësisht, kjo humbje do të thotë se Finlanda nuk do të ketë shanse për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Pas fitores ndaj Bosnjës, Ukraina do të vazhdojë garën më tej.

Para ndeshjes, qindra tifozë të Huuhkajat marshuan përgjatë Mannerheimintie nga qendra e qytetit drejt stadiumit në Töölö nën shoqërimin e policisë. Ata kënduan këngë fansash teksa mbanin pishtarë që ndriconin rrugën me ngjyrë të kuqe. Ata hodhën fishekzjarrë me një zhurmë të madhe. Pas ndeshjes, megjithëse kishin pirë shumë birra, u kthyen qetësisht nepër shtëpitë e tyre.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *