PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda, e dyta e Europës në përqindjen e të vaksinuarëve

, ,

Finlanda zë vendin e dytë në Europë për përqindjen e popullsisë së vaksinuar kundër virusit Covid 19. Gjurmuesi statistikor i Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në publikimin më të fundit shënon se 7.7 për qind e finlandezëve kanë marrë dozën e parë, ndërsa 1.8 për qind dozën e dytë. Në total 426 mijë e 525 doza vaksine janë administruar.

Strategjia e vaksinimit ka qenë e njëjtë si edhe në vendet e tjera të Europës sa i takon prioritetit të të moshuarëve dhe kujdesit për grupet që janë më në rrezik. Por, Finlanda ka zgjedhur një shpërndarje të dozës së parë tek një numër sa më i madh i popullsisë, në bazë të informacionit dhe studimeve se edhe një dozë e vetme krijon një imunitet të lartë ndaj virusit. Prandaj Finlanda renditet shumë poshtë në tabelën e vendeve për shkallën e vaksinimit me dozën e dytë. Gjithsesi Finlanda ka në dispozicion deri tani vaksina për 12.9 për qind të popullsise

Vendi europian që ka përqindjen më të lartë të vaksinimit është Malta me 10,1 të vaksinuar me dozën e parë dhe 4.2 me dozën e dytë. Në total janë vaksinuar 61.724 shtatas të këtij vendi. Mesatarja europiane për të dy dozat është përkatësht 5.4 për qind dhe 2.6 për qind.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *