fbpx

Ekspertët: Bëni kujdes dhe vaksinohuni! Kufizimet do të hiqen me faza

Në Finlandë, numri i rasteve ka rënë. Trendi është i dukshëm për më shumë se një muaj.

Ka patur tre ngarkesa serioze spitalore në Finlandë gjatë periudhës së Koronavirusit. Tani situata duket optimiste, thanë THL dhe Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në një konferencë shtypi.

Gjurmimi i infeksionit është bërë më efikas dhe më shumë se 70 përqind e infeksioneve në mbarë Finlandën po gjurmohen.

Mika Salminen, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Shëndetësore të THL, është i kënaqur që numri i infeksioneve ka rënë.

Sipas Salminen, kjo tregon se kufizimet e bëra në pranverë kanë dhënë rezultatet. Kontaktet mes njerëzve janë ulur, ashtu si edhe infeksionet e koronavirusit. Shkalla e lartë e infeksioneve ka njohur rënie edhe tek të rinjtë, që përbënin shqetësim pak kohë më parë.

Sërish kujdes dhe kufizime

Por festimi i 1 majit në mënyrën normale do të ishte një rrezik i madh që mund të prishte verën e ardhshme, kujton Salmnen.

Pasi Pohjola, Drejtor i Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë tha se masat kufizuese janë akoma të nevojshme dhe duhet të respektohen.

Ai rikujtoi se nëse kufizimet hiqen shpejt, kontaktet njerëz me njerëz do të rriten dhe numri i infeksioneve do të rritet lehtësisht përsëri. Heqja duhet të bëhet me kujdes dhe në faza. E para është heqja e kufizimeve për fëmijët dhe të rinjtë.

Merrni vaksinat

Drejtori i Strategjisë Liisa-Maria Voipio-Pulkki u bëri thirrje atyre që kanë dyshime për vaksinën e koronavirusit të marrin vaksinën kur t’u ofrohet. Përparimi i vaksinimeve është një nga mënyrat më të rëndësishme për të siguruar që jeta jonë të fillojë të normalizohet gjatë verës.

Kryemjeku i THL Taneli Puumalainen tha se situata në lidhje me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e vaksinave është e vështirë.

Vaksina Astra Zeneca deri më tani është vendosur që t’u jepet vetëm njerëzve mbi 65 vjeç dhe futja e vaksinës Johnson & Johnson është shtyrë për shkak të dyshimit të mpiksjes së gjakut.

Këto vështirësi pasqyrohen në reflektimin mbi shënjestrimin e mundshëm rajonal të vaksinimeve. Sipas Puumalainen, më shumë informacion mbi rreziqet e vaksinave dhe situatën pandemike do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: