PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Dy shqiptare shkëlqejnë në futbollin finlandez. Lavdije Begolli dhe Gentjana Rochi luajnë sot në Myyrmäki-Vantaa

, , ,

Dy shqiptare po bëjnë historinë në futbollin e femrave në Finlandë. Lavdije Begolli dhe Gentjana Rochi. sulmueset e ekipit të qytetit të Kuopios, janë dy golashënueset më të mira të kampionatit përkatësht me 14 dhe 7 gola.

Ndeshja e sotme përballë ekipit të qytetit të Vantaa-s në stadiumin e Myyrmäkit do të jetë përcaktuese për renditjen. Të dyja ekipet vijnë pa asnjë humbje. Ekipi i shqiptareve udhëheq kampionatin me 21 pikë, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë se rivalët e tyre.

Lavdija, e lindur në Prishtinë, ka shtetësinë shqiptare dhe luan për kombëtaren e Shqipërisë qysh prej vitit 2013.

Rochi ka lindur në Gostivar dhe luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2018, 2020 dhe 2021 ajo ka qenë golashënuesja më e mirë e kampionatit finlandez.

Në stadiumin e futbollit Myyrmäki, sot, të shtunën 14.5, në orën 14:00, luhet ndeshja kryesore e Ligës Kombëtare, PK-35 Vantaa – Kuopio Palloseura.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *