PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Deri në fund të vitit, Finlanda kërkon dy testet e Covid për udhëtarët

, , , ,

Komiteti parlamentar i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është mbërthyer në debate pas votimit të ngushtë 7 me 6 lidhur me testin e dytë për turistët.

Sipas projektligjit, deri në fund të këtij viti, pasagjerëve që nuk kanë mbrojtje të pranueshme nga vaksinimi u kërkohet të kenë dy teste të koronavirusit: një para hyrjes në vend dhe tjetrin kur janë në Finlandë.

Në konferencën për shtyp, Markus Lohi dhe Mia Laiho (bashkë-kryesues), nënkryetar i komitetit, shprehën keqardhje për rezultatin e testit të dytë. Sipas Laiho, kërkesa e testit të dytë dëmton drejtpërdrejt atraktivitetin e Finlandës si një vend turistik.

Projektligji pritet të votohet në parlament të premtne, bashkë me një sërë ndryshimesh të tjera në Ligjin për Sëmundjet Ngjitëse.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *