fbpx

Dëmtohen vaksinat në Porvoo. 29 raste të reja

Qindra banorë të qytetit Porvoo, rreth 50 km larg Helsinkit, të cilët do të merrnin vaksinën të hënën në mëngjes u informuan se rezervimet e tyre ishin anuluar. Qyteti shpjegoi që takimet u anulluan sepse gati 2500 doza ishin prishur, pasi njësia frigoriferike në të cilën po ruheshin u prish gjatë fundjavës.

Dozat nuk mund të përdoren më pasi vaksinat e paholluara nuk mund të mbahen në temperaturë dhome për më shumë se disa orë.

Laboratorët në të gjithë Finlandën raportuan 29 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit për Shëndet dhe Mirëqenie (THL).

Krejt, Finlanda ka regjistruar gjithsej 93,850 raste Covid që nga fillimi i epidemisë, raportoi instituti.

Rreth 51 përqind e njerëzve në Finlandë kishin marrë një dozë të vaksinës së koronavirusit të dielën, sipas institutit të shëndetit publik THL. Rreth 13 përqind janë plotësisht të vaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: