Çmimi i lartë i energjisë. Qeveria propozon ndihma financiare, skema kompensimi dhe zbritje nga taksat

Qeveria finlandeze i propozoi publikut një paketë masash për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve të energjisë. Këto fokusohen veçanërisht në transportin dhe familjet, por edhe te sipërmarrësit profesionistë të transportit dhe bujqësisë.

Ministrja e Financave Annika Saarikko në prezantimin që i bëri sot masave të synuara tha se: “Shuma e zbritshme nga takasat për shpenzimet e udhëtimit do të rritet për një periudhë të kufizuar. Për vitin 2022 do të rritet nga 7000 euro në 8400 euro. Gjithashtu, kosto e udhëtimit për kilometër kur drejtoni makinën tuaj do të rritet periodikisht duke e vendosur atë në 0.30 euro për kilometër. Ndryshimet do të ndikojnë në taksimin e rreth 570,000 finlandezëve.

Taksa e pronës për punishtet apo ndëtesat që përdoren për prodhimin bujqësor do të hiqet si masë e përkohshme, me kusht që zgjidhja të jetë e pranueshme sipas ligjit të BE-së. Po kështu po studiohet një skemë kompensimi për sektorin e transportit. Ministritë po punojnë gjithashtu së bashku për të përgatitur një model garancie shtetërore të kredisë së shtëpisë për familjet dhe një model garancie shtetërore për të mbështetur investimet miqësore me klimën nga kompanitë e strehimit.

Një skemë mbështetëse po përgatitet për familjet, e bazuar në të ardhurat dhe zonën e banimit. Qëllimi i tij është të rrisë drejtësinë klimatike të sistemit të taksave të energjisë dhe t’i përgjigjet pasojave sociale të rritjes së çmimeve të karburantit në treg.

Rritja e çmimit të energjisë dpo të merret parasysh edhe në mbështetjen e të ardhurave për qytetarët. Qeveria rekomandon që kostot shtesë të rritjes së çmimeve të energjisë të merren parasysh gjatë dhënies së ndihmës.

Veç kësaj, qeveria është duke përgatitur ndryshime në Aktin e Tregut të Energjisë Elektrike që do të lehtësojnë situatën e konsumatorit në krizën e çmimeve të energjisë. Në të ardhmen, do të kërkohet pëlqimi i qartë i përdoruesit fundor të energjisë elektrike për të lidhur një kontratë furnizimi me energji elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.