Çmimi i energjisë. Finlanda krah Gjermanisë, kundër Francës dhe Spanjës

Ministrat e Energjisë së Bashkimit Evropian do të takohen sot në Luksemburg për të diskutuar rritjen e çmimeve të energjisë mes shqetësimeve për familjet dhe bizneset e cenueshme, ndërsa kontinenti po shkon drejt dimrit.

Takimi vjen pasi Gjermania argumentoi kundër një reforme të tregut të energjisë të BE në një dokument që shpjegon pozicionin e saj.

Dokumenti tha se ndan analizën e fundit të Komisionit Evropian se rritja e çmimit të energjisë lidhet me faktorët e jashtëm ekonomikë globalë dhe jo me strukturën e tregut të energjisë të BE-së.

Për këtë arsye, dokumenti thotë se Gjermania “nuk mund të mbështesë asnjë masë që bie ndesh me tregun e brendshëm të gazit dhe energjisë elektrike, për shembull, një reformë të nevojshme (ad hoc) të tregut me shumicë të energjisë elektrike”.

Dokumenti u nënshkrua nga tetë vende të tjera anëtare të BE-së: Austria, Estonia, Finlanda, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Lituania dhe Holanda. Me fjalë të tjera këto vende nuk duan që BE të negociojë për një çmim në blerjen e gazit dhe energjisë.

Ai pason një shtytje nga vendet anëtare të udhëhequra nga Spanja dhe Franca në samitin e BE-së të javës së kaluar për veprime më të mëdha në nivel të BE-së në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë në 2021 pas një rënieje të shkaktuar nga pandemia.

‘Kutia e mjeteve’ të BE-së për të kufizuar rritjen

Ndarja në rritje midis anëtarëve për çështjen e energjisë pason një premtim nga të gjithë liderët e BE-së për të “përdorur urgjentisht sa më mirë” “kutinë e mjeteve” të Komisionit Evropian të masave afatshkurtra për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë.

Takimi i ministrave të energjisë është diskutimi i parë zyrtar i masave të mundshme afatshkurtra.

Sipas një diplomati të BE-së, pritet gjithashtu që të merren në konsideratë një sërë masash afatgjata, duke përfshirë ruajtje më të madhe strategjike të gazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: