PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Çmimi Finlandia përzgjodhi kandidatët fitues për letërsinë

, ,

Nga Artur Kopani

Çmimi Finlandia përzgjodhi sot gjashtë kandidatët fitues për krijimitarinë letrare. Vetëm tre prej tyre kanë fituar me herët këtë trofe. Kandidatët për të fituar çmimin prestigjoz të literaturës finlandeze janë Joel Elstelä me “Mendja e Luanit të Cirkut”, Rosa Liksom: “Më pëlqen”, Marjo Niemi: Konsulencë, Matias Riikonen: Matara, Pirkko Saisio: Passio, Jukka Viikilä: Pritja Qiellore.

Të nominuarit e Finlandës për letërsinë artistike të këtij viti kanë tre fitues të mëparshëm. Është e jashtëzakonshme. Bordi përzgjedhës qartazi nuk ka lejuar që suksesi i kaluar të ndikojë në zgjedhjet e tij.

Vetëm Olli Jalonen dhe i ndjeri Bo Carpela kanë fituar dy herë Çmimin Finlandia për Fiction.

Kandidatët e këtij viti u përzgjodhen nga një juri e përbërë nga deputeti Outi Alanko-Kahiluoto, kryeredaktori Antti Kokkonen dhe Anna-Maria Soininvaara, drejtore e Bibliotekës Qendrore të Helsinkit Oodi.

Ata kanë lexuar rreth 150 vepra, nga të cilat kanë përzgjedhur gjashtë më të mirat.

Zgjedhja përfundimtare do të bëhet nga regjisorja Zaida Bergroth, filmi më i fundit i së cilës është shumë popullor Tove.

Çmimi Finlandia është çmimi më i rëndësishëm letrar në vendin me pak më shumë se 5.5 milionë banorë. Vlera e Çmimit është 30,000 euro.

Vitin e kaluar, Anni Kytömäki fitoi Çmimin Finlandia për Fiction për veprën e saj Margarita.

Fituesit e të gjitha çmimeve Finlandia do të shpallen të mërkurën më 1 dhjetor. Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila fillon në orën 19:00, mund ta ndiqni në TV1 dhe Arena të Yle.

Fondacioni Finlandez i Librit ka shpallur ndërkohë gjashtë kandidatë për Çmimin Finlandia të këtij viti për kategorinë jo-fiction.

Ata janë nominuar për Çmimin Finlandia për Non-fiction: Ritva Kylli (Historia e Ushqimit Finlandez), Markku Henriksson (Vendi i Flamurit të Yjeve), Kristiina Markkanen dhe Leena Virtanen (Wivi & Hanna), Osmo Soininvaara (Politikat sociale 2020), Julia Thuren ( Gjithçka rreth konsumit) dhe Osmo Tapio Räihälä (Pse muzika bashkëkohore është kaq e vështirë).

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *