PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Buxheti 2022 – Helsinki – 550 Euro më shumë për edukimin e çdo fëmije

, ,

Helsinki do të vazhdojë të mbajë menaxhim financiar të përgjegjshëm për të siguruar rritje të qëndrueshme, tha kryebashkiaku Juhana Vartiainen gjatë një konference për shtyp. Totali i shpenzimeve të jashtme operative në vitin 2022 do të rritet me 5.7 për qind krahasuar me buxhetin e vitit 2021.

Vartiainen kujtoi se falë menaxhimit financiar të përgjegjshëm që është bërë tashmë në të kaluarën, nuk ka arsye për një ngadalësim të papritur, por mund të bëhen investime në shërbime dhe investime dhe në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit.

Vartiainen tha në konferencën për shtyp se vitin e ardhshëm. në fushën e arsimit dhe trajnimet në Helsinki, për çdo fëmijë do të shpenzohen 550 Euro më shumë se sa financohen gjatë këtij viti.

Helsinki do të vazhdojë të bëjë investime të forta në infrastrukturën e transportit, duke mundësuar ndërtimin e banesave dhe rrjetin e shërbimeve. Në vitin e ardhshëm investimet e Helsinkit do të arrijnë në gati 1.1 miliardë euro, duke përfshirë edhe sipërmarrjet afariste.

Investimet financojnë një sërë projektesh të rëndësishme për qytetarët; duke mundësuar prodhimin ambicioz të banesave, ndërtimin dhe riparimin e shkollave dhe investime në rrugët dhe parqet.

Partia ekstremiste e Finlandezëve të Vërtetë braktisi konsultimet për buxhetin, pasi sipas tyre, nuk aprovojnë planet e drejtuesve të qytetit për të dyfishuar në 2 miliardë Euro borxhin e Helsinkit gjatë katër viteve të ardhshme.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *