fbpx

Bolla e Statovcit shfaqet në Teatrin e Helsinkit

Teatri i Helsinkit prej më shumë se një muaji po shfaq për artdashësit finlandezë dramën Bolla, një dramatizim i veprës me të njëjtin titull të shkrimtarit shqiptar nga Kosova, Pajtim Statovci. Dramatizimi mban autorësinë e Statovcit dhe Tuomas Timonen.

Përmbledhja e e publikuar nga Teatri Helsinkit e përshkruan këtë dramë me këto fjalë:

“Bolla tregon një histori prekëse të dashurisë së ndaluar, mes një babai të martuar, shqiptarit Arsim dhe Serbit Milosh në kushtet e luftës në Kosovë në fund të viteve 1990. Në të njëjtën kohë, një histori e përjetshme dhe aktuale ngre pyetje në lidhje me marrëdhëniet e pamundura, por në të njëjtën kohë është një përshkrim i kontradiktës njerëzore, martesës dhe dëshirës. A ka situata ku është e drejtë të bësh gabim?

Bolla është një histori e madhe dashurie e mes luftës ku e mira dhe e keqja nuk janë bardh e zi.”

Trupa drejtohet nga regjizorja Milja Sarkola. Rolet kryesore përfshijnë treshen e njohur të aktorëve Samuli Niittymäki, Mikko Kauppila dhe Jessica Grabowsky.

Shfaqja zgjat afërsisht 2 orë 45 minuta, përfshirë pushimin 20 minuta. Bileta kushton 41 Euro, ndërsa për studentët është 20,50 € dhe për pensionistët 38 €.

Publiku finlandez, sipas informacionit të publikuar nga Teatri i Helsinkit, e ka pritur shumë mirë shfaqjen. Biletat janë të shitura më herët për disa ditë të muajit tetor, por duket se të shtunave ende ështe e mundur që të blihet biletë në adresën elektronike: https://hkt.fi/esitykset/bolla/.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: