fbpx

Bllokohen trenat në mbarë Finlandën. Makinistët në grevë

Trafiku i trenave në mbarë Finlandën është bllokuar sot në orët e para të ditës së premte, pasi një grevë një ditore e makinistëve e trenave filloi në mesnatë. Stacionet e trenave në Helsinki ishin bosh sot në mëngjes.

Kompania Shtetërore e Hekurudhave – VR njoftoi sot se bllokimi po prekte trenat e udhëtarëve HSL si dhe linjat e pasagjerëve dhe të mallrave në distanca të gjata, duke anuluar pothuajse të gjithë trafikun hekurudhor në vend.

Makinistët e lokomotivave të VR nga Helsinki, Riihimäki, Oulu, Turku, Jyväskylä, Seinäjoki, Tampere, Pori dhe Lapland po marrin pjesë në protestë.

Greva është një protestë kundër politikës së personelit të VR. Sipas drejtuesve të trenave, VR shkel marrëveshjet kolektive duke i detyruar të punojnë jashtë orarit, deri edhe në ditët e pushimit. Sipas drejtuesve të trenave, kushtet aktuale të punës rrezikojnë sigurinë e trafikut të trenave.

Greva përfundon të shtunën me 22 maj në 5 të mëngjesit.

Gjithsesi në faqen zyrtare mund të gjeni udhëzime në anglisht, finlandisht dhe suedisht për transportin alternativ me autobuzë në linjat që kryejnë trenat, si edhe mënyrën për të marrë kompensim financiar për shpenzimet ekstra që ju rëndojnë qytetarëve. Për cdo paqartësi apo informacion mund të konsultoheni në adresën elektronike: https://www.hsl.fi/en/hsl/news/service-updates/2021/05/vrn-veturinkuljettajien-mielenilmaus-keskeyttaa-lahijunaliikenteen-perjantaina-21.5.2021 ose mund të telefononi shërbimin e klientit : +358 9 4766 4000.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: