PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Barrikada para parlamentit. Rebelët e Shfarosjes – një javë mosbindje civile

,

Policia e kryeqytetit vendosi sot të mos shpërndajë me dhunë protestën paqësore që një grup ambjentalistësh prej 120 personash filloi mbrëmë përpara parlamentit.

Grupi mjedisor Rebelët e Shfarosjes – Elokapina po bën thirrje që qeveria të deklarojë emergjencën mjedisore dhe që Finlanda të arrijë objektivat e saj të neutralitetit të karbonit dhjetë vjet më parë, në 2025 në vend të 2035, siç përshkruhet nga qeveria e Kryeministres Sanna Marin.

Grupi thotë se kanë filluar planin e tyre për një javë mosbindje civile.

Pavarësisht se demonstruesit nuk kanë marrë leje dhe kanë bllokuar të dyja drejtimet e Mannerheimintie, një prej rrugëve kryesore të Helsinkit, policia u pa të siguronte vendin e protestës me një rrethim të lëvizshëm.

Monsndërhyrja e policisë ka sjellë reagime të shumta të politikanëve finlandezë në rrjetin Twitter, ku në qendër është Maria Ohisalo, ministrja e Brendshme, njëherësh kryetare e Partisë së Gjelbërt në Finland. Pasi Ohisalo kërkoi nga policia që të mbronte të drejtë kushtetuese të qytetarëve për të protestuar, Kryetarja e Demokristianëve Päivi Räsänen dhe kryetari i Partisë së Finlandezëve të Vertetë, Jussi Halla-aho, aluduan se ndikimi i ministres po lejon mbajtjen e demonstratës në një vend të papërshtatshëm.

Ohisalo tha se ajo nuk ka kurrfarë ndikimi në vendimet dhe punën e policisë, pavarësisht kauzave të demonstrimeve dhe nëse pjesëmarrës në to janë mbështetës apo kundërshtarë të opozitës, apo të qeverisë. Ndërkohë kryetarja e Aleancës së Majtë, Li Andersson u rreshtua krah aleates së saj në qeveri, duke dënuar sjelljen me dy standarde të liderëve të opozitës.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *