PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

“Baba dimri” mbërrin javën e ardhshme edhe në Jug të Finlandës

,

Në mesin e javës së ardhshme, Finlanda do të përfshihet nga reshjet e borës. Përjashtim në parashikimet e meteorologëve nuk bën as rajoni i Finlandës Jugore. Por kryeqyteti, nuk pritet të njohë ende reshjet e para të dëborës.

Ndërkohë në Lapland raportohet se nga dje është akumuluar rreth 10 cm borë. Deri në fund të javës së ardhshme pritet që trashësia e borës të arrijë në 50 cm.

Temperaturat në jug do të jenë brenda mesatares së kësaj periudhe, por nuk përjashtohen ngricat gjatë natës.

Rekomandohet që në Veri dhe në pjesën Qëndrore të vendit, drejtuesit e automjeteve të vendosin gomat e dimrit. E njëjta gjë rekomandohet edhe në Jug për ata që i përdorin automjetet e tyre gjatë natës.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *