Autoritetet shëndetësore raportojnë të dhënat e fundit të koronavirusit

Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien (THL), njoftoi sot se në Finlandë janë diagnostikuar 2584 infeksione të reja me koronavirus. Në dy javët e fundit janë raportuar 30,124 infeksione, që është 9,978 më shumë se në dy javët e mëparshme.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në spital është rritur me 37 të hënën, thotë THL. Tani në spital janë 343 pacientë me koronavirus, nga të cilët 56 janë në terapi intensive.

Numri i personave në terapi intensive është ulur me dy nga e hëna.

Gjithashtu sot janë raportuar 22 vdekje të reja nga koronavirusi.

Ndërkohë në konferencën e sapo përfunduar për shtyp të përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe THL-së u tha se impakti i rritjes së infeksioneve te reja pritet të shihet javën e parë të janarit. Ata thanë së varianti i ri omikron është lehtësisht i parhapshëm, por shaqet me simptoma më të lehta se variantet e mëparëshme- Kjo gjë ka bërë që nevoja për shtrime në spital të mos jetë aq e lartë në raport me numrin e madh të të infektuarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: