PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Arrestohet polici në Helsinki. Përdori forcë ndaj një qytetari

,

Policia e Helsinkit ka bërë kallëzim penal në prokurori për një polic i cili ka vazhduar të “ushtrojë forcë” ndaj një personi të ndaluar në natën e ndërrimit të viteve.

Policia e Helsinkit e shpjegoi rastin në komunikatën e saj për shtyp: Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, patrulla policore ka pikasur një person duke qëlluar me fishekzjarrë drejt personave të tjerë në qendër të Helsinkit.

Policia e kapi personin pas një ndjekjeje të shkurtër. Mirëpo, personi i ka rezistuar policisë, për këtë arsye është vënë në pranga. Mirëpo, sipas njoftimit, polici që ka bërë arrestimin ka vazhduar të përdorë forcën, gjë që nuk është pranuar nga punonjësit e tjerë të policisë të pranishëm.

Kolegët e punonjësit të policisë e raportuan ngjarjen te mbikëqyrësi i tyre. Punonjësi i policisë në fjalë është arrestuar.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *