Akordohen 20 milionë Euro për ilaçet kundër koronavirusit

Qeveria propozoi sot që Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë (STM) të autorizojë Distriktin Spitalor të Helsinkit dhe Uusimaa (HUS) që të veprojë si një përfaqësues mbarëkombëtar në prokurimin e barnave kundër koronavirusit.

Sipas propozimit, distrikti spitalor do të autorizohet të prokurojë, ruajë dhe shpërndajë barnat që lidhen me trajtimin e sëmundjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë, STM merr përsipër të rimbursojë kostot e funksionimit të HUS-it me një subvencion shtetëror deri në 20 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.